LIVE/ Anglia po udhëheq në “Wembley”, Broja tremb “Tre Luanët”

LIVE/ Anglia po udhëheq në “Wembley”, Broja tremb

Po luhet pjesa e dytë mes Anglisë dhe Shqipërisë ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Vendasit kryesojnë që prej minutës së 20-të pas golit të Myles Lewis-Skelly ndërsa kanë pasur disa raste për të thelluar rezultatin.

Megjithatë, Shqipëria është ende në lojë dhe për të shënuar golin e barazimit të mundshhëm, Silvinjo ka hedhur në fushë Armando Brojën i cili ka marrë vendin e Nedim Bajramit.

ANGLI-SHQIPERI 1-0

66’- Broja shpërthen nga krahu i djathë dhe futet në zonë, por ndalet në momentin e fundit nga Burn.

62′ – Silvinjo hedh në fushë Armando Brojën, në kërkim të barazimit. Largohet nga loja Bajrami.

46′- Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionin e kuqezinjve.

42’– Tjetër pritje fantastike nga Strakosha. Portieri devijon në këndore gjuajtjen e Burn.

40’ Anglia i afrohet dhe golit të dytë fillimisht me Belliingham që ndalet nga Strakosha dhe më pas Gjimshiti që shpëton golin e dytë në vijën fatale ndaj Kane.

27’- Aksioni i parë i rrezikshëm nga Kombëtarja jonë. Një pasim i Laçit në zonë, gjen devijimin dhe përplaset tranversa. Burn largon në goditje këndi duke rrezikuar autogolin.

20’ – GOOL Anglia kalon në avantazh me talentin Myles Lewis-Skelly.  Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.

LIVE/ Anglia po udhëheq në “Wembley”, Broja tremb

9’- Naser Aliji provon me një top të gjatë për Myrto Uzunin. Konsa mbyll gjithçka dhe rikuperon topin.

1′ – Starton sfida në Wembley

Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.

EMISIONET