Lewis Hamilton beson te Ferrari: Roma nuk u ndërtua për një ditë

Lewis Hamilton u largua i zhgënjyer nga Çmimi i Madh i Meksikës. Britaniku kishte ndoshta mundësinë më të mirë për të siguruar podiumin e parë të sezonit me Ferrarin – ose edhe diçka më shumë – por asgjë nuk shkoi sipas planit.
Një përplasje me Verstappenin, një mbrojtje e pasigurt dhe më pas ndëshkimi i FIA-s i shuan çdo shpresë, duke e çuar në 19 numrin e garave pa podium.
Pas penalizimit prej 10 sekondash që i shkatërroi çdo mundësi, piloti nuk i fshehu nervat:
“Jam shumë i zhgënjyer me FIA-n,” – deklaroi ai.
Asnjë podium dhe vetëm disa rezultate të mira në garat e shkurtra – me fitoren e pazakontë në Sprintin e Kinës si momentin më të mirë – janë shumë pak për Hamiltonin, por edhe për Ferrarin.
Shtatë herë kampioni i botës ka tejkaluar tashmë Didier Pironin si piloti me më shumë gara pa podium që nga debutimi (19 kundrejt 18), dhe pyetjet për rezultatet vazhdojnë ta ndjekin.
40-vjeçari e pranon vetë këtë realitet në intervistën e fundit për Ferrari Magazine, ku është protagonist kryesor:
“Që në momentin që erdha, e dija se bashkimi i emrit tim me atë të Ferrarit do të ishte diçka e fuqishme. Edhe pse ende më mahnit, është një përvojë e bukur që sjell si anë pozitive, ashtu edhe përgjegjësi.
Të gjithë duan të fitojnë menjëherë, por ‘Roma nuk u ndërtua për një ditë’.”
Britaniku ka përvetësuar shpejt frymën dhe simbolet e Ferrarit, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm. Momentet e vështira kanë qenë të shumta – si shpërthimi i njohur në Hungari kur tha me zhgënjim:
Megjithatë, Hamilton mbetet optimist:
“Sa kohë do të na duhet për të fituar? Këtë duhet ta zbulojmë. Ky ekip është shumë ndryshe nga të tjerët. Unë mund të fokusohem vetëm te gjërat që janë nën kontrollin tim – si përgatitja për garat, puna me ekipin dhe qëndrimi pozitiv.”

