Lewandowski nuk e dëshiron më Bayernin, kontakton Barcelonën


Lewandowski nuk e dëshiron më Bayernin, kontakton Barcelonën

Nuk ka dritë në fund të tunelit e as optimizëm në frontin Lewa për Bayernin e Mynihut.

Lojtari më i mirë i FIFA 2021, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023 nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve për të zgjatur bashkëpunimin pasi mendon që aventurës së tij në Gjermani i ka ardhur fundi. 

"Sport1" nënvizon se Këpuca e Artë e Europës e ka marrë vendimin e tij dhe bavarezët duhet të bien dakort me këtë fakt.

Sipas mediave, polaku dëshiron Barcelonën edhe pse Xavi i ka bërë me dije që bisedimet mund të jenë të komplikuara për shkak të krizës financiare të klubit katalanas. 

EMISIONET