Lewandowski i pakënaqur me Nagelsmann: Jam unë ai që ka shënuar 41 gola në sezon…

Lewandowski i pakënaqur me Nagelsmann: Jam unë ai që ka

Tensioni mes Bayernit të Mynihut dhe Robert Lewandowskit nuk po ulet, madje vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave gjermane që kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm.

Sipas asaj që shkruhet në shtyp, në themel të mosmarrëveshjeve qëndron polemika mes sulmuesit dhe trajnerit. Bayerni ka kërcënuar se e ka luksin ta mbajë për një vit në stol dhe sezonin e ardhshëm ta humbasë me parametra zero, ndërsa lojtari pretendon se mund të shfrytëzojë klauzolën në pikën 17 të kontratës që e lejon të largohet pa asnjë detyrim nga bavarezët.

Sipas asaj që raporton gazeta “TZ”, gjatë një stërvitjeje rutinë, Nagelsmann u ka kërkuar një ushtrim sulmuesve të krahut duke i sugjeruar Lewandowski-t si të lëvizte për të shfrytëzuar më mirë krosimet e lojtarëve. Reagimi i polakut ka qenë i papritur për trajnerin.

“Jam unë ai që ka shënuar 41 gola në Bundesliga duke thyer rekordin brenda një sezoni, jo ti”, iu kthye polaku teknikut vetëm 1 vit më të madh. Moment që shpërtheu gjithë tensionin e akumuluar gjatë muajve të fundit ku Lewa ka shprehur pakënaqësinë për aktivizimin e shumë sulmuesve nga trajneri Nagelsmann që sipas numrit 9, i kanë ulur ndjeshëm zonën e veprimit. Ky ishte thjesht një sinjal pakënaqësie, historia vazhdon.  

EMISIONET