LETËR LIVERPULIT! Arne Slot: Po e lë skuadrën aty ku i takon, mes elitës së futbollit evropian

Arne Slot thotë se po e lë Liverpoolin “pikërisht aty ku i takon: mes elitës së futbollit europian”, pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të shtunën.
Holandezi 47-vjeçar fitoi titullin e Premier League në sezonin e tij të parë, por u largua nga drejtuesit e klubit pasi “The Reds” e mbyllën këtë sezon në vendin e pestë, 25 pikë pas kampionëve të Arsenalit.
Në një letër emocionale të hapur të publikuar në Liverpool Echo, Slot tha se tifozët e bënë të ndihej i mirëpritur që në fillim dhe e ndihmuan në rrugëtimin e tij.
“Po largohem me besim të plotë për atë që e pret klubin në të ardhmen” thotë ai.
Pavarësisht 20 humbjeve në të gjitha kompeticionet, Slot siguroi kualifikimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Sigurimi i futbollit në Champions League ishte një përgjegjësi e rëndësishme dhe garanton që Liverpooli të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë sezonin e ardhshëm dhe më tej”, tha ai.
“Ndryshimi është pjesë e futbollit, por e di që ky klub do të vazhdojë t’i bëjë krenarë njerëzit e tij.
“Po largohem duke e ditur se nuk reshtëm kurrë së përpjekuri për ta arritur”, shkruan tekniku.
Slot mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2024, pasi Jurgen Klopp u largua pas nëntë vitesh në krye të skuadrës.
Ai pati një nisje ëndrrash në detyrë, duke i sjellë klubit titullin e 20-të kampion në histori përpara tifozëve në Anfield, katër javë para përfundimit të sezonit.
“Titulli i 20-të kampion i Liverpoolit na përket të gjithëve dhe do të mbetet një kapitull i rëndësishëm në historinë e klubit. Për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë”
Ky klub gjithmonë do ta masë veten me trofetë më të mëdhenj. Dhe kështu duhet të jetë”, shkruan Slot.
Liverpooli do të nisë këtë javë bisedimet zyrtare me ish-trajnerin e Bournemouth-it, Andoni Iraola, për ta emëruar si trajnerin e ri të ekipit.


