Leo Messi nuk do të luajë me Argjentinën, por me Inter Miamin në ndeshjen ndaj Atlantës

Leo Messi nuk do të luajë me Argjentinën, por me Inter Miamin

Ndërsa Argjentina përballet me Venezuelën në një ndeshje miqësore të premten në mbrëmje në stadiumin Hard Rock në Miami, Lionel Messi, i cili jeton në Florida për dy vitet e fundit, nuk do të marrë pjesë në ndeshje.

Fedrata Argjentinase e Futbollit ka pranuar kërkesën e Inter Miami për të liruar fituesin e tetë herë “Topit të Artë”, në mënyrë që ai të mund të luajë një ndeshje të rëndësishme me klubin e tij kundër Atlanta United FC të shtunën në mbrëmje.

Nëse lodhja nuk është shumë e madhe, Messi, i cili mund të jetë duke jetuar muajt e tij të fundit me ekipin kombëtar, mund t’i bashkohet Albicelestes për ndeshjen e tij të dytë kundër Porto Rikos, natën e së hënës ndaj të martës në Soldier Field në Çikago.

EMISIONET