Leipzigu zyrtarizon trajnerin e ri 37-vjeçar

Klubi gjerman RB Leipzig ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, Ole Ëerner, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës pikërisht në momentin që do të nisin përgatitijet për sezonin e ri.
Pas shkarkimit të Marco Rose gjatë edicionit dhe emërimit të përkohshëm të Zsolt Low, klubi ka vendosur t’ia besojë timonin teknikut gjerman 37-vjeçar.
Werner vjen nga Werder Bremen, ku ka drejtuar që nga nëntori i vitit 2021 dhe ka zhvilluar gjithsej 128 ndeshje.
Nën drejtimin e tij, Werder e mbylli sezonin 2024–2025 në vendin e tetë në Bundesliga, me pikë të barabarta me Leipzigun.
Për ta liruar nga kontrata që kishte me Bremenin deri në vitin 2027, Leipzig ka paguar 1.5 milionë euro.
Ky është një hap i rëndësishëm për klubin, që synon të kthehet në majat e futbollit gjerman dhe evropian me një projekt të ri teknik dhe afatgjatë.

