Legjenda holandeze Seedorf emërohet këshilltar ekzekutiv i Esteghlal…

Legjenda holandeze Clarence Seedorf u emërua këshilltar i drejtorit ekzekutiv të klubit iranian të futbollit Esteghlal.
Figura e njohur në botën e futbollit u emërua këshilltar i drejtorit ekzekutiv të klubit me një dekret nga Ali Nazari Joybari.
"Duke marrë parasysh planet kryesore të Persian Gulf Holding drejt ndërtimit të një Esteghlal të madh dhe me mbështetjen e bordit të drejtorëve të klubit, veçanërisht kryetarit të nderuar të bordit, ne kemi qenë në negociata me Clarence Seedorf gjatë dy muajve të fundit për të përfituar nga ekspertiza e tij në fusha të ndryshme", tha Nazari Joybari
Seedorf u konvertua në Islam, pasi mësoi më shumë rreth fesë nga gruaja e tij iraniane, Sophia Makramati.
Si lojtar, Seedorf e filloi karrierën e tij si lojtar te Ajax dhe ka luajtur gjithashtu edhe te Real Madrid, Inter dhe AC Milan.
Në ditët në vijim, Clarence Seedorf do të udhëtojë për në Teheran për një konferencë për shtyp ku do të përshkruajë detajet e projektit dhe vizionin e tij për futbollin të zbatuar në Esteghlal.
Objektivi i deklaruar është ta çojë klubin drejt një menaxhimi më profesional dhe të integruar në qarqet ndërkombëtare të futbollit. Ardhja e tij shihet si hapi i parë në një transformim më të gjerë.

