Lazio nuk ndalet në merkato, transferon mesfushorin francez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 13:34

Matteo Ghuendouzi është një lojtar i Lazios. Klubi italian e transferon nga Marseille me huazim detyrim blerje për 13 milionë euro dhe 5 të tjera në formë bonusesh.
Mesfushori i Olympique Marseille do të nënshkruajë për 5 sezone dhe do të arkëtojë 2.5 milionë në vit. Ghuendouzi është afrimi më i fundit i merkatos së Lazios që kompleton blerjen e shtatë të kësaj vere.
Ai do të zbarkojë në Romë ditën e nesërme për testet mjeksore dhe fizike për të nënshkruar më pas kontratën.

