Laporta është i qartë: Barcelona shpëton vetëm me 600 milionë

Laporta është i qartë: Barcelona shpëton vetëm me 600

Barcelona mund të shpëtojë por duhen 600 milionë euro. Ky është thelbi i fjalimit të presidentit Joan Laporta përpara bordit drejtues të klubit katalanas në një nga periudhat më të vështira të drejtimit të tij në zyrtar “blaugrana”.

Fjalimi i tij u përqëndrua kryesisht te financat dhe llogaritë që për momentin nuk dalin madje rrezikojnë të rrëzojnë gjigandin katalanas. Ai kërkoi një sforcim më të madh nga ortakët edhe në optikën merkato.

“Na duhen minimalisht 600 milionë euro. Klubi merr 165 nga të drejtat televizive, në duam të shësim 41 %”, theksoi Laporta që foli më tej për planet e merkatos: “Kemi një staf që e njeh mjaft mirë merkaton. Rinovuam me Araujon dhe Pedrin e po punojmë me Nicon e Gavin. Nëse 49 e aksioneve i shesim përkohësisht te BLM atëherë do të jemi në një pozicion të mirë nga ku mund të rinisemi”.

 

EMISIONET