La fushën me barrelë në ndeshjen ndaj Realit, De Jong humb sezonin me Barcelonën

La fushën me barrelë në ndeshjen ndaj Realit, De Jong humb

Frenki de Jong do të mungojë në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit të Barcelonës pasi pësoi një tjetër lëndim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes me Real Madridin.

Lajmi u bë i ditur nga media spanjolle “ESPN”.

Ai u largua nga sfida me barelë pas një ndërhyrjeje nga Federiko Valverde.

Është hera e tretë në këtë sezon që De Jong pëson një dëmtim në kyçin e këmbës.

Pavarësisht kësaj holandezi do të jetë gati për Europianin që do të luhet në gjermani.

Holanda e nis turneun e saj kundër Polonisë më 16 qershor, me ndeshjet kundër Francës dhe Austrisë që do të pasojnë në fazën e grupeve.

EMISIONET