Kylian Mbappe e ka marrë vendimin pas ofertës 300 milionëshe nga Arabia

Kylian Mbappe e ka marrë vendimin pas ofertës 300 milionëshe nga

Pavarësisht lumit të parave që i premtohen nga Al Hilal, ofertë që zgjidh edhe problemin e PSG me kontratën e tij, Kylian Mbappe ka bërë me dije se nuk do të lëvizë nga Parisi, qoftë edhe me koston e qëndrimit në stol apo tribunë gjatë gjithë sezonit.

24-vjeçari nuk beson se transferimi në kampionatin arab do ta ndihmojë në rrugëtimin e tij për t’u bërë një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti dhe qëndrimi të PSG është opsioni i tij i vetëm për momentin.

Klubi francez që mori gjithashtu një ofertë të çmendur, 300 milionë për ta lënë të lirë, e ka ndezur "dritën jeshile" por gazeta “Relevo” shkruan se Mbappe a kthyer menjëherë përgjigje me një “jo” të qartë, duke e komplikuar edhe më shumë situatën.

Aktualisht Mbappe po stërvitet me skuadrën e të rinjve në Poissy pasi nuk ka udhëtuar me ekipin e parë drejt Japonisë për turneun aziatik, një vendim i papëlqyer nga trajneri Luis Enrique por i domosdoshëm për presidentin Al Khelaifi i cili nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero sulmuesin sezonin e ardhshëm.

EMISIONET