Kvaratskhelia rrezikoi shumë kur i vodhën makinën në Napoli

I vodhën makinën në lagjen Cuma të Napolit por rrezikoi shumë. Sulmuesi i skuadrës së Luciano Spalletit, Kvaratskhelia nuk ishte në shtëpi në ato momente por babai i tij rrëfen se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.
"Nëse në ato momente do të ndodhej në banesë, situata mund të kishte qenë shumë ndryshe. Zoti e shpëtoi. Kamerat e kanë filmuar momentin dhe mund të them që ndodhi diçka shumë e shëmtuar. Falënderoj Zotin qe na shpëtoi".
Deklaratë shokuese e babait të sulmuesit që momentalisht është i dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur vitin 2022.

