Kur ishte hera e fundit që Guardiola dhe Manchester City e mbyllnin sezonin pa trofe...?

Sezoni 2024-2025 për Manchester Cityn përfundoi në mënyrë të hidhur pas eliminimit nga Al-Hilal me rezultat 4-3 në kohën shtesë në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk arriti të fitonte asnjë trofe këtë sezon, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë suksesi.
Kjo seri e errët e rezultateve filloi menjëherë pasi Guardiola zgjati kontratën e tij deri në vitin 2027, por më pas skuadra pësoi dështime në të gjitha garat ku mori pjesë.
Realiteti i sezonit ishte i ashpër: vendi i tretë në Premier League, humbje në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace, pastaj vjen eliminimi nga Tottenham në raundin e 16-të të Kupës së Ligës, eliminim nga Real Madrid në play-offin e Ligës së Kampionëve dhe disfatë tronditëse nga Al-Hilal në Kupën e Botës për Klube.
Simbolikisht, hera e fundit që Manchester City dhe Guardiola mbetën pa trofe ishte në sezonin 2016-2017, debutimi i tij në klub, kur ekipi përfundoi i treti në Premier League dhe dështoi në garat e tjera të mëdha.
Kohët e vështira kanë mbërritur edhe për Manchester Cityn, skuadrën që tifozët e saj janë mësuar ta shohin gjithmonë në majë të suksesit.

