"Kur beson, mund t'ia arrish!" Xhaka mesazh pas fitores por nuk do të jetë ndaj Spanjës

Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes pas kualifikimit heroik ndaj Francës në 1/8 e Kampionatit Europian.
Pak orë më vonë, lojtari shqiptar reagoi në rrjetet spciale me një mesazh të rëndësishëm për të gjithe tifozët shqiptarë që e kanë ndjekur dhe ata zviceran sigurisht.
"KUR BESON, MUND T'IA ARRISH", e shoqëruar edhe me dy foto të festës dhe karikimit që i bënte skuadrës.
Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushë dhe si kapiten dha shpirtin për të përmbysur rezultatin ndaj Francës dhe në përfundim të saj foli edhe pasi mori cmimin e lojtarit më të mirë.
" Ishte një ndeshje e madhe, dhamë gjithcka dhe Franca nendoi se na mundi kur kryesonte 3-1. Bëmë një paraqitje të madhe dhe shkruam një copë të historisë së kombëtares së këtij vendi.

Tani na pret një sfidë po aq e vështirë sa Spanja. E dimë se nuk do ta kemi të lehtë por nëse japim maksimumin mund të bëjmë sërish dicka te madhe" përfundoi lojtari shqiptar që mban shiritin e Zvicrës.

Por ka edhe një lajm të keq këtu pasi Xhaka mori një karton tê verdhë dhe për shkak të numrit të arritur të kartonave ai nuk do të jetë në fushë ndaj Spanjës.


