Kuqezinjtë e basketbollit me trajner grek, Ponari: Të miratohet sa më parë ligji i sponsorizimeve në sport
Kombëtarja shqiptarë e Basketbollit është me trajner të ri. Gjatë prezantimit grekut Antonios Doukas, Presidenti i FSHB, Avni Ponari ka apeluar që të miratohet sa më parë ligji i sponsorizimeve në sport.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares për djem, grekun Antonios Doukas, në ambientet e Akademisë “Goga Basket”.
Gjatë fjalës së tij, Ponari u shpreh se, tekniku është një emër i njohuri sportit të koshit.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHB ripërsëriti apelin e për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Sponsorizimet, si e vetmja mënyrë për ti dhënë hovin jo vetëm basketbollit porsportit në përgjithësi.
I pyetur nga gazetarët për teknikun e ri, Ponari nuk u zgjat shumë duke u shprehur se gjithçka do e tregojë parketi.
Më 19 Korrik ekipi i basketbollit shqiptar përballet me Rumaninë; më 26 Korrik viziton Sllovakinë; 3 ditë më pas Rumaninë dhe pret më 5 gusht Sllovakinë. Ndeshje këto të vlefshme përpara kualifikuese te Eurobasket 2025.
Ndërkohë aktivitetet ndërkombëtare të kësaj vere vijojnë edhe me ekipet e tjera kombëtare U20/18/16 për djem dhe U18/16 për vajza.


