Kuqezinjtë dhe Dardanët në fushë/ Alliu: Thirrjet antishqiptare ndaj Kosovës po kthehen në precedent të rrezikshëm. Ndaj Çekisë, të 3 rezultatet janë të mundshme
Shqipëria do të ndeshet me Çekinë sot në orën 20:45 në një sfidë të rëndësishme për Ligën e Kombeve.
Ish-futbollisti Ilirjan Alliu fillimisht komentoi atë çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku kombëtarja e Kosovës braktisi ndeshjen ndaj Rumanisë pas koreve raciste të tifozëve rumunë në shkallët e stadiumit të Bukureshtit.
“Ngjarje të tilla ndaj Kosovës fatkeqësisht po kthehen më të shpeshta, dhe po rrezikojnë të kthehen në precedent të rrezikshëm”, u shpreh Alliu.
Ndërsa sa i përket sfidës së mbrëmjes së sotme në “Air Albania” ndaj Çekisë, Alliu u shpreh se kombëtares shqiptare i duhen tre pikët, edhe pse siç tha ai: “Të tre rezultatet janë në lojë. Kjo përballje është tejet e rëndësishme dhe vendimtare për ne sa i përket mundësisë për të arritur në Botëror.
Ne bëjmë rezultate të mira sa herë jemi të përqendruar në fushë, dhe kjo uroj të ndodhë dhe sonte.”, u shpreh ish-futbollisti Ilirja Alliu në intervistën e tij dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”.


