Kupa e Botës për Klube/ Show i Flamengos, përmbys Chelsean dhe thuajse arriti në 16-shen e finaleve…

Kupa e Botës për Klube/ Show i Flamengos, përmbys Chelsean dhe

SHBA - Flamengo mundi Chelsean 3-1 në ditën e dytë të Grupit D dhe u kualifikua për në 16-shen e fundit të Kupës së Botës për Klube.

Kariokasit mbetën në disavantazh pas 13 minutash, të ndëshkuar nga Pedro Neto, por arritën ta përmbysnin ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, falë edhe ndryshimeve nga Filipe Luis, me gola nga Henrique dhe ish-lojtari i Juves, Danilo.

Menjëherë pas goditjes së dyfishtë, skuadra e Marescas mbeti gjithashtu me 10 lojtarë, pasi Jackson u përjashtua (ai kishte hyrë në fushë disa minuta më parë dhe kishte bërë një ndërhyrje vrasëse ndaj Lucas).

Në minutat e fundit, Yan e kompletoi rezultatin dhe e mbylli ndeshjen 3-1.

EMISIONET