Kupa e Botës në Minifutboll, Shqipëria ndalet në barazim nga Moldavia

Shqipëria e Minifutbollit ndalet në një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit F për Kupën e Botës që po zhvillohet në Esen të Gjermanisë.
Pas humbjes në sfidën hapëse me Portugalinë 1-0, skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë ndaj Moldavisë në një sfidë shumë të luftuar që gjithsesi e mban në lojë ekipin tonë pasi do të luajë edhe sfidën e fundit të këtij grupi me Kolumbinë.
Pas nje topi të rikuperuar nga kapiteni Kaca sfidën e zhbllokoi Xhuljan Reci me një asist nga futbollisti Leci në minutën e 13, por moldavët barazuan më vonë për të shtangur kuqezinjtë me një gol të papritur edhe pse Shqipëria po e dominonte lojën.
Sfida me skuadrën amerikan-latine do të luhet ditën e mërkurë.

