Kukësi, Skënder Gega largohet nga drejtimi i skuadrës pas 4 javëve kampionat

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit pas vetëm 4 javëve kampionat. Trajneri i skuadrës verilindore që u rikthye në këtë klub pas më shumë se një viti, i jep fund bashkëpunimit me Kukësin pas barazimit pa gola në Durrës kundër Teutës që e mban skuadrën në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 2 pikë në 4 javë.
Vendimi për t’u larguar nga Kukësi erdhi pas një mbledhjeje të gjatë të presidentit të ndërit, Safet Gjici me ekipin. Numri 1 i klubit foli me tone të larta duke kërkuar llogari për ecurinë shumë të dobët të skuadrës edhe pse pjesa më e madhe e lojtarëve janë afruar gjatë javëve të fundit dhe trajneri tropojan kërkonte me shumë kohë për të konsoliduar grupin aktual.
Largimi i parë i Gegës nga stoli i Kukësit daton në dhjetorin e vitit 2020 kur tekniku u ul në stolin e skuadrës për 15 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Europës.

