Kukësi fiton ndaj Vllaznisë dhe beson te mbijetesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2024, 21:09

Kukësi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte spektakolare.
Heroi i verilindorëve ishte sulmuesi Solodovnikov, i cili realizoi dopietë golash në minutat 73 dhe 80. Kukësi beson te mbijetesa, ndonëse mban vendin e fundit me 25 pikë, 6 më pak se Teuta e vendit të tetë.
Vllaznia humb mundësinë për të marrë vendin e parë në renditet dhe pozicionohet e dyta me 49 pikë.


