Kukësi dhe Dinamo City bëjnë “paqe”

Kukësi dhe Dinamo City bëjnë “paqe”

Kukësi dhe Dinamo City nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të javës së 30-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Salamit. Nigeriani dërgoi topin në rrjetë në minutën e 69-të, por festa e Kukësit zgjati vetëm pesë minuta.

Ardit Tahiri evitoi humbjen e Dinamos me golin e tij. Ndeshja u mbyll 1-1, me Kukësin që humbi një mundësi të mirë për t’u afruar me zonën e shpëtimit. Dinamo përkohësisht renditet në vendin e katërt me 43 pikë.

EMISIONET