KUALIFIKUESET “EURO 2024”/ Italia nuk e fal Maltën, Hungaria mund Serbinë, fiton edhe Danimarka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 22:50

Italia ka mundur me katër gola skuadrën e Maltës duke u rikthyer dhe njëherë në vendin e dytë në renditjen e Grupit C.
Skuadra e “axurrëve” e dominoi takimin nga fillimi në fund, duke gjetur rrjetën me Bonaventurën, Berardin dy herë dhe Fratezin.
Në Grupin G, Hungaria mundi me rezultatin 2-1 Serbine, duke udhëhequr e vetme grupin dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Europianit.
Një fitore të rëndësishme e mori dhe Danimarka, që mundi në shtëpi me rezultatin 3-1 një rival direkt si Kazakistani në Grupin H.

