Kualifikueset e Euro U-17, Shqipëria barazon 1-1 me Kroacinë

Kualifikueset e Euro U-17, Shqipëria barazon 1-1 me Kroacinë

Shqipëria U-17 luajti ndeshjen e parë kualifikuese në grupin 3, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 ndaj Kroacisë.

Në stadiumin “Air Albania” kuqezinjtë barazuan 1-1 me Kroacinë. Kroacia ishte më kërkuese në startin e ndeshjes, megjithatë kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në prapavijë dhe larguan çdo rrezik.

Goli i parë i ndeshjes u shënuan në minutën e 28-të. Pas një harkimi në zonë nga lojtari i Kroacisë, futbollisti Darli Kurti nuk e largoi si duhet topin dhe shënoi autogol. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Kroacinë.

Fraksioni i dytë nisi me një zëvendësim për Shqipërinë. Arian Gavelli doli nga loja dhe u aktivizua Serxhio Vogli.

Shqipëria barazoi rezultatin me Gabriel Kullën në minutën e 66-të. Rikardo Sheji gjuajti në mënyrë spektakolare nga goditja e dënimit, por topi u ndal nga tranversa. Më pas, sulmuesi Gabriel Kulla e dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria provoi deri në fund për të shënuar golin e dytë, por pa sukses. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

EMISIONET