Kosova e mbyll me fitore Ligën e Kombeve, mposht me 10 lojtarë Lituaninë

Kosova e mbyll me fitore Ligën e Kombeve, mposht me 10 lojtarë

Kosova mundi 1-0 Lituaninë në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Nations League.

“Dardanët” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kaluan në epërsi që në minutën e pestë.

Presioni i skuadrës së Fodas u shpërblye më së miri, teksa kombinimi Muriqi-Jashari u finalizua në mënyrë perfekte. Jashari nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.

Jashari u shndërrua në protagonist negativ në të 45-tën, teksa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Pavarësisht rasteve, në pjesën e dytë nuk pati gol. Kosova renditet në vendin e dytë në League C me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është mësuar fati i sfidës së ndërprerë me Rumaninë.

Kosova me shumë gjasa do të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve dhe do të luaj në play off. Rumania si fituese e grupit, nëse vendimi i UEFA-s nuk ndryshon gjendjen në tabelë, do të avancojë në Ligën B për edicionin e pestë. 

EMISIONET