Kolumbi, tifozi sulmon lojtarin por nuk i bën llogaritë mirë. Shikoni videon

Kolumbi, tifozi sulmon lojtarin por nuk i bën llogaritë mirë.

Ndoshta nuk është gjithmonë një mendim i zgjuar të sulmosh lojtarin në fushën e lojës. Këtë më mirë se kushdo e di një tifoz kolumbian që gjatë ndeshjes Millonarios-Deportes Tolima kaloi rrethimin dhe hyri në fushën e lojës duke sulmuar fizikisht lojtarin e skuadrës vendase, Daniel Catano.

Bëhet fjalë për një tifoz të ekipit mik që gjithsesi duhej të bënte llogaritë me lojtarin që u sulmua gjatë momentit të nxemjes. Pasi e goditi në kokë, ai u largua me vrap i ndjekur nga Catano që e rrëzoi në tokë dhe u ndal më pas nga shokët e skuadrës dhe forcat e sigurisë në hakmarrjen e tij.

Lojtari u përjashtua nga gjyqtari por edhe skuadra e tij refuzoi të luante në shenjë proteste për këtë vendim ndërsa ndeshja është shtyrë për një afat të pacaktuar.

 

EMISIONET