Klubet shqiptare "pushtojnë" Ligën e Maqedonisë, Tifozët Kuq e Zi me urim special

Klubet shqiptare "pushtojnë" Ligën e Maqedonisë,

Sezonin e ardhshëm do të jenë minimalisht 5 ekipe shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë por nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe 6.

Me ngjitjen e Gostivarit dhe klubit modest të shqiptarëve të Ohrit, F.C Voska, në total numri shkon në 5 ndërsa Bashkimi dhe Vllazërimi do të luajnë në play off për të kërkuar biletën e Ligës së Parë.

Në këtë mënyrë, klubet shqiptare në elitë mund të shkojnë në 6, saktësisht gjysma e skuadrave të kampionatit, arritje e parregjstruar më parë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut luajnë në Ligën e Parë klubet shqiptare të Strugës që fitoi titullin, Shkupit dhe Shkëndijës ndërsa Renova rrëzohet. 

Urimi i Tifozëve Kuq e Zi;

 

EMISIONET