Klopp: Guardiola është i jashtëzakonshëm, por unë kam statistika më të mira në përballjet me të

Në prag të supersfidës ndaj Manchester City-t, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp vlerësoi në maksimum kundërshtarin.
Në prononcimin për mediet, tekniku gjerman theksoi se skuadra e Pep Guardiolës, e cila është duke luftuar për tre trofe, të Champions League, Premier League dhe FA Cup, është “i jashtëzakonshëm në shumë aspekte”.
Gjermani nuk kurseu lavdet ndaj trajnerit të City-t, por shtoi gjithashtu se sa u përket rezultateve “The Reds” kanë statistika pozitive.
“Shoh përsosmëri kur përballem me të dhe Pep është padyshim i tillë.
Në këtë moment kam një rekord pozitiv ndaj Pep-it.
Nuk e kam idenë se si ndodhi kjo për të qenë i sinqertë, por gjithçka është në rregull”-deklaroi Jurgen Klopp.

