Klasikja Argjentinë-Brazil, Tite pret një përballje spektakolare

Klasikja Argjentinë-Brazil, Tite pret një përballje spektakolare

Me Brazilin e kualifikuar në Kupën e Botës dhe me Argjentinën pothuajse drejt Katarit, Neymar me shokë do të kërkojnë hakmarrjen ndaj rivalëve të përjetshëm për humbjen në finalen e Copa America verën e kaluar.

Trajneri Tite karikon skuadrën duke kërkuar maksimumin dhe duke e cilësuar si një përballje e një Botërori dhe jo sfidë kualifikuese.

“Brazil-Argjentinë, është një ndeshje shumë e madhe, me shumë histori, shumë cilësi individuale në të dyja skuadrat. Shpresoj që do të kemi një ndeshje të madhe, do të jetë një shfaqje e madhe, pavarësisht lojtarëve që janë në fushë”.

Trajneri Brazilian tha se nuk shqetësohet për zhvillimin e një ndeshjeje kaq të madhe në San Juan dhe jo në impiantet më të mëdha të Argjentinës teksa siç bën gjithmonë, ai refuzoi të japë indikacione për formacionin që do të zbresë në fushë në këtë duel të madh të futbollit latin dhe atij botëror./Ora News/.

EMISIONET