Kees Smit, 20-vjeçari i AZ Alkmaar konsiderohet si zbulimi më i ri i futbollit evropian

I riu Kees Smit, lojtar i AZ Alkmaar, konsiderohet si zbulimi më i ri i futbollit evropian.
Madje ekspertët e futbollit shprehen se 20-vjeçari pritet të largohet drejt njërit prej klubeve të mëdha në kontinentin e vjetër. Për më tepër, janë dy skuadra veçanërisht të interesuara për të pasur shërbimet e tij: Real Madrid dhe Barcelona.
Ish-futbollistë holandezë nga të dyja skuadrat kanë folur në ditët e fundit mbi të. Rafael Van der Vaart, ish-lojtar i Real Madrid, është i qartë se ku do të përfundojë lojtari.
“Nëse vazhdon të përparojë kështu, ai padyshim do të përfundojë te Real Madrid ose në një nga klubet më të mëdha në botë, që për mua është Real Madrid”, tha ai.
“Nëse më kërkojnë të negocioj, jam plotësisht i gatshëm ta bëj këtë. Sigurisht, kam kohë për të,” tha Smit për ESPN teksa festonte titullin e kupës. “Është e vetmja mënyrë për të festuar pak me grupin, por më pas kemi edhe dy ndeshje të tjera. Do të kalojmë shumë mirë atje,” tha ai për udhëtimin në Barcelonë.
Kupa e Holandës është suksesi i tyre i parë i madh dhe duan ta festojnë, por me këmbë në tokë:
“Në mënyrë ideale, do të donim të festonim kështu çdo javë, por fatkeqësisht nuk është e mundur. Është gjithashtu koha për t’u kthyer pak në normalitet. Këto ditët e fundit u kënaqëm shumë. Na kanë mbetur edhe tre ndeshje, kështu që le të kthehemi në normalitet.”, tha ai.
Megjithatë do të mbetet fundi i sezonit për të parë nëse ai do të jetë nga kontratat më të shtrenjta të transferimeve në futboll


