Kategoria Superiore/ Vora përmbys Elbasanin, Partizani zhyt Flamurtarin në fundin e tabelës

Kategoria Superiore/ Vora përmbys Elbasanin, Partizani zhyt Flamurtarin

Superiorja ka mbyllur javën e shtatë me dy takime interesante, ku dy ekipet udhëtuese morën tre pikët.

Partizani u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Flamurtarin.

Ishte pikërisht një ish ai që i dha fitoren “Demave të Kuq”, me Lorenc Trashin që shkaktoi një autogol në minutën e 63’.

Me këtë fitore, Partizani del momentalisht nga zona e ftohtë, duke u renditur në vendin e 7-të me 7 pikë, ndërsa Flamurtari në krahun tjetër vijon të renditet i fundit me dy pikë.

Në sfidën tjetër, AF Elbasani priti Vorën, me këtë të fundit që fitoi 1-2.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me Qosen në minutën e 55’, por pas 10 minutash, Dake barazoi.

Tre minuta nga fundi, Karrica shënoi golin e përmbysjes së madhe për Vorën.

Kështu Vora shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa AF Elbasani nuk lëviz nga vendi i katërt me 11 pikë.

 

EMISIONET