Kategoria Superiore/ Tirana jashtë ''Final 4'', Vllaznia skuadra e momentit, ja situata pas javës së 26-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 22:40

Vllaznia mundi Tiranën ditën e sotme me rezultatin 3-1 në “klasiken” e futbollit shqiptar, me shkodranët që treguan se janë skuadra e momentit.
Kuqeblutë tani e shohin veten kater pikë larg Egnatias kryesuese, teksa Tirana ndodhet jashtë “Final 4.
Në derbin e Durrësit, Teuta mundi Erzenin me rezultatin 3-0 duke u ngjitur kështu në renditje dhe duke vazhduar me misionin mbijetesë.
Në sfidat e djeshme, Partizani mundi Kukësin në shtëpi, Laçi u mposht nga Skënderbeu dhe Egnatia barazoi me Dinamon.


