Kategoria Superiore, Egnatia drejt Europës, Vllaznia jo

Bararazim demoralizues për Vllazninë në ndeshjen e javës së 22 kundër Kastriotit të fundit në klasifikim. Redon Mihana mbyll 2-2 sfidën mes krutanëve dhe Vllaznisë të luajtur në Elbasan ku kishin shënuar më parë Çoba dhe Kaina për shkodranët dhe Regoinaldo për Kastriotin.
Në mesin e sfidës, Juriç e ka Vllazninë me 10 lojtarë pas dy të verdhëve ndërsa me këtë barazim skuadra kuqeblu rikthehet përkohësisht në vendin e katërt me 43 pikë po aq sa Laçi që pret nesër Erzenin.
Në ndeshjen tjetër, Egnatia kaloi Bylisin 2-0 dhe u ngjit në kuotën 49 duke krijuar një distancë sigurie me ndjekësit. Malota dhe Kasa shënuan për rrogozhinasit që tashmë presin të qetë sfidën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me Vllaznisë ndërsa Bylis po shkon sërish drejt Kategorisë së Parë.

