Kategoria superiore do të quhet "Abissnet Superiore", Kokëdhima: Do ta rrisim ofertën 30%
Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora pohon se kategoria superiore do të quhet "Abissnet Superiore".
Ai zbulon se kompania Abissnet do të rrisë me 30% ofertën brenda këtij viti për futbollin shqiptar.
Koço Kokëdhima: "Kategoria superiore do të quhet 'Abissnet Superiore'. Apolonia është një klub jashtëzakonisht i mirë. Apolonia është një ligë më poshtë për shkak të kostove që nuk janë të saj.Jam i sigurt që do ta rrisim 30% ofertën brenda këtij viti nëse biem dakord me FSHF.Në sezonin e katërt do dyfishohet shuma."
Emisioni 'Ora Sport' nisi sezonin sot, 12 shtator, nënë moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani. Na ndiqni çdo të dielë në Rtv ora, ora 21:00.

