“Katarsisi” te Tirana, shpërthen Dabulla: As në në Play Out nuk shkojnë me këto “blerje”. S’e di pse po e bëjnë

Nga pasditja e djeshme ekipi kombëtar i Futbollit ka zbarkuar në Gjermani atje ku pritet të çelet dhe sipari i EURO 2024.

Ish-futbollisti Rezart Dabulla nbë studion e emisionit “Ora Sport”, në Ora News, shprehu rezervat e tij lidhur me përzgjedhjen e trajnerit Sylvinho, ku siç tha ai, nuk i ka pëlqyer lënie jashtë e 3-4 lojtarëve që dhanë shumë në fazën e kualifikueseve.

Duke iu referuar kalendarit të përballjeve të Shqipërisë, Dabulla u shpreh i mendimit se vetëm në ndeshjen ndaj Italisë kuqezinjtë mund të marrin ndonjë pikë në ndeshjet e grupit.

“Katarsisi” te Tirana, shpërthen Dabulla: As në në

Ndërkaq, duke iu referuar eksodit masive tek ekipi i Tiranës, ish-futbollisti i bardhebluve Rezart Dabulla do të dilte kundër trajnerit të ri Blendi Shkëmbi dhe Drejtorit Teknik Agim Ibrahimi të Tiranës, ndërsa u shpreh se po përsëriten gabimet që janë bërë më parë.

“Po përsëriten të njëjtat gabime, do jemi në luftë për play out jo për kampion. S’e kuptoj pse e bëjnë këtë gjë”, theksoi Rezart Dabulla.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ORA SPORT"

EMISIONET