Kastrioti kërcënon Partizanin, Teuta dhe Egnatia zhysin përfundimisht Dinamon e Skëndebeun

Ndalet Tirana, fitore shumë të rëndësishme për Egnatian dhe Teutën, ndërsa Dinamo zhytet edhe më shumë në një krizë nga e cila nuk arrin të dalë duke koleksionuar një tjetër humbje bashkë me Skëndebeun dhe tashmë janë pothuajse dy skuadrat e konfirmuara për t’u rrëzuar në të parën.
Java e 30-të u mbyll me tre sfidat e luajtura në të njëjtën orë ku goditjen më të rëndësishme e bëri Kastrioti me fitoren 1-0 në “Selman Stermasi” ku Tirana u rikthye pas 8 muajsh.

Triumfi i gjashtë rresht për skuadrën e Emiljano Çelës që ngacmon Partizanin me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i tretë. Humbje pa dhimbje për bardheblutë që e shtyjnë festën e titullit për javën tjetër.

Gjen suksesin edhe Teuta në Elbasan 2-0 kundër Dinamos ku golin e parë e shënoi Rubin Hebaj që mban distancën me Egnatian e cila arriti të imponohej në Korçë me golin e të përhershmit, Demir Imeri.
36 pikë për rrogozhinasit, 2 më shumë për kampionët në fuqi që për momentin janë jashtë zonës “play out” dhe duket se kjo do të jetë beteja e vërtetë e pjesës së poshtme të klasifikimit deri në javën e fundit.








