Kapiteni Xhaka jep asist fantastik, Sandërlendi rikthehet te fitorja dhe ngjitet në vendin e tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 22:06

Sandërlendi është rikthyer te fitorja në Premier Ligë.
Skuadra e Granit Xhakës ka fituar me shifrat 1-0 në transfertën e Notingemit.
Në minutën e 38-të, kapiteni Xhaka dhuroi një asist fantastik për Alderete dhe ky i fundit nuk gaboi për ta dërguar topin në rrjetë.
Me këtë fitore Sandërlendi ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, 4 më pak se Liverpuli kryesues.

