Kampioni rikthehet në shtëpi, Haxhi Krasniqi do të ndeshet në Prishtinë, ja data dhe vendi

Kampioni rikthehet në shtëpi, Haxhi Krasniqi do të ndeshet

Haxhi Krasniqi do të ndeshet për herë të parë në një sfidë spektakolare në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, vetë boksieri kosovar me pasaportë gjermane shkruan:

“Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po afron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 gusht, të kësaj vere, unë t’u dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

 

EMISIONET