Kali i ndërpret rrugën çiklistit, shikoni reagimin e tij në transmetim direkt (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2023, 09:51

Në garë me kundërshtarët por edhe me kalin. Një skenë e pabesueshme është regjistruar në rrethinat e qytetit të Siena-s për garën e çiklizmit “Strade Bianche” ku holandezi Demi Vollering u përball me një ngjarje të pazakontë vetëm 15 km nga fundi i garës.
Në rrugë hyri një kalë që për pak prishi garën e çiklistit 26-vjeçar që u tregua një profesionist i vërtetë duke e menaxhuar në mënyrë perfekte këtë moment. Më pas ai mbylli me sukses garën në vendin e parë pasi preu vijën e finishit në Piazza del Campo.

