Kahn nervozon tifozët e Bayernit: Do të respektojmë kontratën me Katarin

Mbledhja e fundit e bordit drejtues të Bayern Munchen për këtë vit ka shkaktuar një kaos të madh teksa anëtarët janë ndarë në dy kampe, ata kundër dhe ata pro kontratës me “Qatar Airways”.
Këta të fundit që përfaqësojnë edhe vendin që do të presë Kupën e Botës janë nën presion të madh për trajtimin kafshëror të punonjësve afrikanë dhe aziatikë që kanë ndërtuar stadiumet dhe për shkak të kësaj sjelljeje, njëri kamp te Bayerni kërkon anulimin e kontratës së sponsorizimit dhe të mos diskutohet aspak rinovimi.
Shefi i klubit, Oliver Kahn i dha fund zërave teksa ka revoltuar tifozët pasi vendimi që ka marrë klubi është të vazhdojë me ta.
“Ne kemi një kontratë deri në 2023 me “Qatar Airways” dhe do ta respektojmë deri në fund. Më pas do të vendosim se si do të vazhdojmë. Sigurisht që nuk jam krenar për mënyrën se si u zhvillua mbledhja e asamblesë por nuk mund të jetë zgjidhje nëse flasim për përjashtime dhe mungesë dialogu”.
Me të mbyllur këtë pike, Kahn tha se duhen reforma që nisin nga pagat, merkato e deri te sponsorizimet.
“Sigurisht që futbolli sot ka nevojë për një tavan për pagat dhe të bëjmë të pamundurën për të ulur shifrat e transferimeve të lojtarëve. Të gjitha këto I bëjmë sepse duhet të kemi nën kontroll kostot. Lewandowski? Është një lojtar fantastik, jam i bindur se do të shënojë edhe 30-40 gola në vitet e ardhshme", deklaroi shefi i klubit bavarez/Ora News/.

