Ka shënuar 11 gola në La Liga, dy ekipet spanjolle bëjnë ofertë për Uzunin

Ka shënuar 11 gola në La Liga, dy ekipet spanjolle bëjnë

Myrto Uzuni në planin personal nuk ka zhgënjyer këtë sezon, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndrojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij. Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro.

EMISIONET