Ka edhe një Berishë të “dhunshëm” futbolli shqiptar. Ai luan për Fenerbahcen dhe rrezikon burgun

Kohë të vështira për sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Mërgim Berisha. Në një sezon të dobët të shoqëruar me paraqitje jashtë çdo pretendimi nga ana e klubit nga Stambolli, sulmuesi i lindur në Gjermani duhet të bëjë llogaritë edhe me skandalin që ka përfshirë jetën e tij private.
Gjykata ka konfirmuar faktin se ai ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës, Vesa Vllasalliu dhe tashmë ai rrezikon edhe 30 ditë heqje lirie. Në vendimin e marrë të martën, gjykata ka sekuestruar edhe të gjitha sender personale të çiftit ndërsa lojtari duhet të qëndrojë larg bukuroshes.

Në kallëzimin e bërë në Policinë e Anadollit, Vllasalliu pretendonte për dhunë nga i fejuari me të cilin kishte planifikuar të martoheshin muajin e ardhshëm. Çifti bashkëjeton që prej vitit 2021 por një mbrëmje ai vendosi ta nxirrte nga banesa, duke i mbajtur asaj sendet personale dhe duke mos e lejuar që të hynte në banesën e tyre në zonën e “Ümraniye”.
Lajmin e konfirmon gazeta turke “Hurryiet” që shton se sulmuesi që po rezulton dështim te Fenerbahce, duhet të respektojë vendimin nëse nuk dëshiron që të përfundojë pas hekurave.

