Juventus i largohet përfundimisht krizës, bardhezinjtë shikojnë Europën (VIDEO)

E priti golin nga Vlahovic por erdhi nga lojtarët më pak të kuotuar. Massimiliano Allegri regjistron fitoren e dytë rresht në kampionat pas triumfit në derbin e Torinos duke larguar për momentin hijet e rënda të krizës në shtëpinë bardhezi.
Në ndeshjen e parë të javës së 11 kundër Empolit të mbyllur 4-0, “Zonja e Vjetër” tregoi karakter dhe dëshirë, duke hedhur plotësisht pas krahëve javën e trazuar që kulmoi me humbjen në Haiffa dhe më pas izolimin e skuadrës në qëndrën stërvitore.
Ndaj Empolit nuk pati histori. Moise Kean shënoi golin e parë të sezonit që në pjesën e parë duke e bërë më të lehtë misionin e Juventusit për të arritur te 3-pikështi i dytë rresht ndërsa McKennie dyfishoi në pjesën e dytë dhe Rabiot shtoi të tretin dhe të katërtin për të kompletuar një ndeshje shumë delikate për bardhezinjtë që tashmë e kthejnë vëmendjen nga kampionati ku numërojnë 19 pikë, momentalisht larg zonës Champions dhe shumë larg vendit të parë të Napolit.

