Juventus cinik, mjaftohet me një gol për të mposhtur Manaj dhe Spezian (Video)

Inter 58 pikë, Juventus 53. Janë vetëm 5 pikë mes dy ekipeve dhe bardhezinjtë sot me fitoren e arritur ndaj Spezias mund të thuhet se është plotësisht në garën për titull edhe pse në darkë luhet Napoli-Milan.
Në “Allianz Stadium”, skuadra e Allegrit kishte përballë Rey Manaj titullar me Spezian dhe duhet thënë se miqtë ja bënë shumë të vështirë sfidën bardhezinjve.
Me Dusan Tadiç sërish titullar dhe i paprekshëm, ndeshja sot nuk u vendos nga sulmuesi serb por nga Alvaro Morata që në 21’ arriti të konkretizonte më së miri.
Si gjithmonë më pas, strategjia e Allegrit është të mbrojë rezultatin dhe ndeshja u bë e luftuar e me raste nga të dyja palët.
Spezia nuk mundi të bënte më shumë edhe pse me një paraqitje të mirë bashkë me Manaj teksa Juventus merr 3 pikë që e rikthejnë në luftën për titull plotësisht./Ora News/.

