Jurgen Klopp surprizon me profesionin e ri pas largimit si trajner i Liverpool-it

Jurgen Klopp surprizon me profesionin e ri pas largimit si trajner i

Zbulohet sfida e radhës për trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili ka marrë një periudhë pushimi pas përvojës shumëvjeçare te suksesshme në stolin e Liverpoolit.

Ish-trajneri i klubit anglez do të jetë Shefi Global i Futbollit të Red Bull nga 1 janari 2025. Pra, pas disa muajsh 57-vjeçari do të nisë të këshillojë ekipet si: Leipzig, Salzburg, New York dhe Bragantino.

Këshillat e Kloppit do të jenë për trajnimin, filozofinë e lojës, zhvillimin dhe transferimin e talentëve/trajnerëve etj.

Duke folur pas marrjes së këtij pozicioni, Klopp u shpreh shumë i emocionuar për këtë detyrë të re.

“Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky. Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është, nuk ka ndryshuar”,-deklaroi gjermani.

Jurgen Klopp raportohet se ka përfshirë një klauzolë të veçantë në kontratën e tij, duke i lejuar atij nënshkrimi me kombëtaren e Gjermanisë, në rast të ndonjë oferte.

Kujtojmë që Jurgen Klopp u largua nga Liverpooli në fund të sezonit të kaluar, pas nëntë sezonesh në Anfield (fitoi Premier Legaue-n dhe Championsin). Më herët kishte drejtuar Dortmundin (nga 2008/09 deri në 2014/15) dhe Mainzin (2001/02 deri në 2007/08).

EMISIONET