Jose Mourinho origjinal, u kujton tifozëve se po flenë dhe duhet të zgjohen…

Jose Mourinho është një personazh origjinal dhe i pakopjueshëm prandaj edhe nofka që mban është “Special One”. Me karrierën që ka mbi shpatulla është i aftë të ekzaltojë qinda-mijëra njerëz në një moment të vetëm dhe këtë e ka bërë edhe në një ambjent të nxehtë si ai i Romës.
Pak ditë më parë deklaroi në konferencën e shtypit se nuk mjafton stadiumi plot që skuadra e tij të fitojë, por duhet që ata tifozë që janë në “Olimpico” të bëhen faktor. “Nga e thëna në të bërë” vetëm me një gjest.
Në ndeshjen e Europa League kundër Salsburg tifozët vendas u dukën të përgjumur për një periudhë të gjatë kohe dhe çfarë bën Mourinho? U kujton që po flenë gjumë. Mediat italiane kanë arritur të sigurojnë edhe foton e gjestit ku Jose u kujton 65 mijë të pranishmëve se po dremisin…

