Jermaine Deffoe nuk humbet kohë, pas ndarjes nga bashkëshortja gjen një “mikeshë”

Tani që martesa e tij ka marrë fund, Jermaine Defoe është i lirë ta shijojë jetën edhe pse duhet thënë që një gjë të tillë e ka bërë edhe me unazën të vendosur në gisht.
Ish-sulmuesi i Anglisë nuk humbet kohë sepse menjëherë pas zyrtarizimit të divorcit nga bashkëshortja Donna Tierney, të cilën e tradhëtoi vetëm një muaj pas martesës por pas faljes publike, kjo e fundit e fali.

Gjithsesi, pak muaj zgjati muaji i mjaltit për ish-lojtarin e Premier League pasi ai ka nisur pushimet me “influencer”-en Alisha LeMay, të cilën mendohet se e njeh që prej vitit 2-19, Ata janë “arratisur” në Ishullin e Dashurisë.


