Italia dhuron spektakël edhe në stafetën 4x100 m, fiton medalje të artë

Italia dhuron spektakël edhe në stafetën 4x100 m, fiton medalje

Një Olimpiadë e jashtëzakonshme për Italinë në atletikë.

Në garën e 100 metrave Marcell Jacobs bëri surprizën e madhe ndërsa sot edhe në stafetë. 4x100 metra, Italia arriti të bënte një paraqitje të jashtëzakonshme duke fituar sërish medalje të artë.

Lorenzo Patta, Marcell Jacobs, Fausto Desalu, Filippo Tortu ishin protagonistët e stafetës për meshkuj të cilët e mbyllën garën në vendin e parë me kohën 37"50 duke lënë pas për Britaninë e Madhe me kohën 37"51, një diferencë e papërfillshme në fakt që vetëm kamera e specializuar e përcaktoi fituesin.

Ndërkohë që në vend të tretë e mbylli garën Kanadaja me kohën 37"70 e duke marrë medalje bronzi.

Ashtu si në rastin e Jacobs që ishte hera e parë historike, edhe në stafetën e sotme, për Italinë është suksesi i parë historik që fut ekipin e kaltër olimpik në librin e fituesve të shpejtësisë në një Olimpiadë.

EMISIONET