Ishte në koma për 39 vite, ndahet nga jeta ish-futbollisti francez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 13:54

Ish-futbollisti francez, Jean-Pierre Adams, i cili ishte në koma për 39 vjet, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.
Adams u shtrua në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në mars të vitit 1982.
Fatkeqësisht nuk u zgjua kurrë nga ai operacion, për shkak të një gabimi në dozën e narkozës, shkruan BBC.
I lindur në Senegal, lojtari mbrojtësi bëri më shumë se 140 paraqitje për ekipin e Nice, gjithashtu ai ka luajtur për Paris St-Germain.

