Ish raketa numër 1 për femra: Nuk duhen dënuar tenistët rusë vetëm nga flamuri

Ish raketa numër 1 për femra: Nuk duhen dënuar tenistët

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës vijon të shkaktojë qindra viktima, edhe të pafajshëm teksa invazioni vijon të përçajë edhe sportin me sportistët.

Simona Halep, ish-numri një e tenisit botëror për femra, u shpreh për pozicionin e sportistëve rusë, të përjashtuar nga garat e mëdha sportive dhe ku do të kenë mundësi të garojnë pa flamur

"Nuk mendoj se duhet t'i dënojmë tenistët rusë vetëm sepse vijnë nga ky vend. Është e vështirë për mua të them diçka. Ndoshta në të ardhmen e afërt gjithçka do të zgjidhet, por nuk është faji i tyre. Më vjen keq për mënyrën se si ata ndjehen tani. Nuk është e lehtë kur të hiqet flamuri”, deklaroi tenistja rumune.

Aktualisht numri 27 në renditjen për femra, Halep po merr pjesë në Indian Wells por ndërkohë personalisht ajo e dënoi luftën e nga ana tjetër kërkon që me sportistët të ketë një sjellje tjetër nga organizatorët e aktiviteteve./Ora News/.

EMISIONET